Bota

Në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun

Vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia, në tentativë për ta arritur në brigjet europiane. Shifrat u publikuan nga Kombet e Bashkuara ku vetëm të martën, 95 persona u mbytën gjatë udhëtimit me një varkë prej druri, e cila mbante 100 persona. Më shumë se 60 mijë persona kanë arritur në Itali nga Libia ndërmjet janarit dhe majit të vitit të kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.