Shtetet e Bashkuara priten të anulojnë përkohësisht emigracionin kjo për shkak të pandemisë së Covid-19 që në vendet perëndimore ka arritur kulmin.
Këtë gjë e ka njoftuar presidenti Trump me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter.
“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara” -shkruan kreu i shtetit Amerikan.
Pavarësisht këtij njoftimi, Trump nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj çështjeje.