Aktualitet

Shoferi i ish Ministrit Tahiri në Prokurori

Krimet e Rënda marrin sërish në pyetje shoferin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për herë të dytë, Gentian Ceka u thirr sot në Organin e Akuzës, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes “Tahiri”. Më herët, Ceka ka deklaruar se harroi patentat e ish-Ministrit, në makinën e Orest Sotës. Në automjetin që drejtonte, Sotës iu gjetën 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi mjetesh lundruese, në emër të Saimir Tahirit.