Art & Kulturë Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

“Në sallë mu kujtua Prof. Agron Aliaj…”/Koreografi Erion Kruja vjen me rrëfimin e veçantë!

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” Erion Kruja. Koreografi i njohur shqiptar ka treguar më shumë rreth karrrierës së tij të suksesshme ndër vite dhe jo vetëm kaq. Në një intervistë të veçantë me Kozeta Kurtin ai ka rrëfyer gjithçka.

Për balerinët dhe kërcimtarët mendohet që është një profesion “i dhunshëm” në kuptimin me raportin me veten, të disiplinës kur ti heq dorë nga shumë gjëra si fëmijë, ku nuk ke të drejtë të vritesh sepse dëmton gjymtyrët. Nëse rikthehet pas në kohë Erioni çfarë nuk ka arritur dot ta bëjë si fëmijë por e kupton tani?

E kam menduar vetëm kur kam mbaruar kërcimin para pesë – gjashtë vjetëve. Aty kam ndaluar për gjashtë muaj pushim dhe kam filluar të shoh karrierën time që nga fillimet dhe deri në fund kur mbarova. E kam menduar shumë këtë gjë, se çfarë ka munguar sepse e kam filluar shumë i vogël këtë gjë që gjashtë vjeç në Pallatin e Pionerëve. 

Ka qenë baleti një shtysë e familjes?

Jo mesa mbaj mend. Ka ardhur një këngëtar turk në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe unë kam qenë ulur anash audiencës dhe unë kam ikur për të kërcyer në skenë. Atij këngëtarit i pëlqeva, nga aty mbaj mend që kam shkuar në Pallatin e Pionerëve dhe kam bërë audicione dhe kam filluar aty. Po edhe në shtëpi unë besoj që shqiptarët e kanë traditë kërcimin. 

Si është për Erionin të rikthehet si koreograf?

Kur jam futur në teatër në fillim ne kishim shumë pak kohë për të bërë koreografinë. Tani jam fokusuar shumë tek koha që kisha, të bëja të gjithë lëvizjet dhe shfaqjen, ti jepja balerinëve sa më tepër informacion që kur të dalin në skenë të jenë të qetë dhe të kenë mundësi të eksplorojnë më tepër emocione dhe koreografinë që është bërë. 

Ka 21 vjet që unë kam ikur nga teatri, kanë kaluar 25 vjet që kur unë fillova të kërceja në teatër. Një gjë që më bëri të emocionohesha, kur kishin ikur të gjithë balerinët dhe isha vetëm në sallë mu kujtua Profesor Agron Aliaj. 

Më tej ai shtoi për Profesor Agron Aliajn se:

Unë besoj se ai ka qenë personi më intelektual në teatër. Ka qenë edhe mentor dhe e dinte kur të fliste, kur të bërtiste dhe dinte edhe të të inspironte dhe të të shtynte të punoje më tepër. Falë atij profesori dhe familjes mua më është dhënë disiplina. Ai ka qenë i dedikuar.