Auto & Moto

Në shitje koleksioni prej 20 makinash McLaren!

Një koleksion spektakolar prej 20 makinash McLaren po del në ankand nga Tom Hartley Jnr. Në qendër të tij është makina e fundit McLaren F1 e prodhuar ndonjëherë, me vetëm 1,100 milje në kilometrazh. Kjo makinë ikonike ishte pjesë e koleksionit të ndjerit Mansour Ojjeh, një figurë kyçe në historinë e McLaren dhe ish-bashkëpronar i ekipit. Koleksioni përfshin modele të rralla si Senna GTR, Speedtail dhe Elva, shumica të paprekura dhe në gjendje fabrike.

Secila prej tyre është shasia e fundit e prodhuar për atë model. Vetëm McLaren F1 dhe P1 GTR kanë ndonjë përdorim, por janë të një cilësie muzeale. Ky koleksion pritet të shitet për shifra rekorde, duke reflektuar pasionin dhe trashëgiminë unike që ai përfaqëson. Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se tani është verë dhe një valë e nxehtësisë po përfshin të gjitha vendet, që do të thotë se edhe makina juaj shpejt mbinxehet.

Sipas Hannah Fry (fryrsquared), ekziston një truk i thjeshtë për ta ftohur makinën tuaj shpejt. “Ky është truku që vazhdoj ta përdor”-tha Fry, profesoreshë matematike në Universitetin e Kembrixhit, në një video në rrjete sociale. “Hapni një nga dritaret e pasme të makinës suaj. Pastaj, në anën e kundërt, hapni dhe mbyllni me shpejtësi derën e përparme. Për shembull, nëse e ulni dritaren pas sediljes së shoferit, hapni dhe mbylleni shpejt derën e përparme të pasagjerit disa herë. Ideja është të krijoni rrjedhë ajri: lëvizja e derës e detyron ajrin e ndenjur të dalë jashtë dhe tërheq ajër të freskët brenda.”