Auto & Moto

Negociatat dështuan, punëtorët gjermanë të VW do të vazhdojnë grevat!

Punonjësit e kompanisë Volkswagen nisën këtë të hënë grevat paralajmëruese, pra ndërprerje të përkohshme të punës në të gjithë Gjermaninë, pasi negociatat mes sindikatës dhe menaxhmentit për uljen e kostove deri më tani nuk kanë dhënë fryte. “Nëse është e nevojshme, kjo do të jetë beteja më e ashpër në historinë e negociatave kolektive të Volkswagen”-tha kryenegociatori i sindikatës IG Metal, Torsten Greger. Struktura korporative e Volkswagen u lejon punëtorëve të kenë ndikim të rëndësishëm në vendimmarrje, duke e bërë të vështirë për menaxhmentin që në mënyrë të njëanshme të votojë për uljen e kostove dhe shkurtimet radikale.

Ky vendim i punëtorëve erdhi pasi tensionet po rriten midis sindikatave dhe prodhuesit gjerman të makinave që po planifikon të mbyllë fabrikat, të ulë pagat dhe të fillojë pushime të mëdha nga puna. Këto “greva paralajmëruese” zakonisht zgjasin nga disa orë dhe vijnë pasi sindikata IG Metall nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me VW për uljen e kostove. Në fund të nëntorit, sindikata propozoi 1.5 miliard euro në kursime të kostos, të cilat do të përfshinin heqjen e bonuseve për 2025 dhe 2026. Ajo propozoi gjithashtu përdorimin e parave nga rritja e pagave për të krijuar një fond që do të financonte orët e shkurtuara të punës për pjesë të biznesi që përballet me çështje të mbikapacitetit.

Rikujtojmë se hatchback i ri kompakt, Volkswagen do të jetë një automjet ekskluzivisht elektrike dhe do të ndërtohet në platformën e ardhshme të Sistemeve të Shkallëzueshme (SSP). Disa javë më parë, VW dhe prodhuesi amerikan, Rivian nisën një sipërmarrje të përbashkët prej 5.8 miliardë dollarësh për të dizajnuar arkitekturën elektrike dhe softuerin për veturat e gjeneratës së ardhshme. Golf 9 ndoshta do të jetë automjeti i parë në atë platformë. CEO i Volkswagen, Thomas Schafer konfirmoi se VW ka nevojë për ndihmën e Rivian për të punuar në një ndryshim rrënjësor të konceptit të makinës së saj ikonë. “Ne vendosëm të krijojmë një automjet të përcaktuar me softuer. Kjo do të ndodhë me Rivian dhe sipërmarrjen e përbashkët”-tha Schafer.