Punonjësit e kompanisë Volkswagen këtë të hënë nisën grevat paralajmëruese, pra ndërprerje të përkohshme të punës në të gjithë Gjermaninë, pasi negociatat mes sindikatës dhe menaxhmentit për uljen e kostove deri më tani nuk kanë dhënë fryte. “Nëse është e nevojshme, kjo do të jetë beteja më e ashpër në historinë e negociatave kolektive të Volkswagen”-tha kryenegociatori i sindikatës IG Metal, Torsten Greger. Struktura korporative e Volkswagen u lejon punëtorëve të kenë ndikim të rëndësishëm në vendimmarrje, duke e bërë të vështirë për menaxhmentin që në mënyrë të njëanshme të votojë për uljen e kostove dhe shkurtimet radikale.

Përfaqësuesit e punëtorëve zënë gjysmën e vendeve në bordet mbikëqyrëse të kompanisë, ndërsa shteti i Volkswagen-it në Saksoninë e Poshtme ka dy vende të tjera. Prodhuesi i famshëm gjerman i makinave po përballet me vështirësi për shkak të rënies së kërkesës për automjete elektrike, kostove më të larta të funksionimit dhe konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë. Menaxhmenti i Volkswagen planifikon të mbyllë tre fabrika në Gjermani dhe të pushojë nga puna mijëra punëtorë për të ulur kostot, por sindikatat po bëjnë presion për zgjidhje të tjera që do të kursenin vendet e punës dhe do të mbronin të drejtat e punëtorëve.
Rikujtojmë se hatchback i ri kompakt, Volkswagen do të jetë një automjet ekskluzivisht elektrike dhe do të ndërtohet në platformën e ardhshme të Sistemeve të Shkallëzueshme (SSP). Disa javë më parë, VW dhe prodhuesi amerikan, Rivian nisën një sipërmarrje të përbashkët prej 5.8 miliardë dollarësh për të dizajnuar arkitekturën elektrike dhe softuerin për veturat e gjeneratës së ardhshme. Golf 9 ndoshta do të jetë automjeti i parë në atë platformë. CEO i Volkswagen, Thomas Schafer konfirmoi se VW ka nevojë për ndihmën e Rivian për të punuar në një ndryshim rrënjësor të konceptit të makinës së saj ikonë. “Ne vendosëm të krijojmë një automjet të përcaktuar me softuer. Kjo do të ndodhë me Rivian dhe sipërmarrjen e përbashkët”-tha Schafer.