Një grua nga Iowa tërhoqi një çmim prej 150,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, që e kishte nxjerrë nga çorapja e dhuratave në mëngjesin e Krishtlindjes. Taylor Caffrey, 25 vjeçe, nga Grimes, u tha zyrtarëve të lotarisë së Iowa-s, se nëna e saj ka traditë të mbushë çorapet e familjes me bileta lotarie. Caffrey nxori një biletë në mëngjesin e Krishtlindjeve dhe e gërvishti dhe mësoi se ka fituar një çmim prej 150,000 dollarësh.
Ajo tha se ishte çmimi më i madh që dikush në familjen e saj ka fituar ndonjëherë nga një biletë Krishtlindjesh. Nëna e Caffrey-t e bleu biletën nga Hy-Vee Fast & Fresh në University Avenue në West Des Moines. Fituesja tha se paratë e saj të çmimit do të shkojnë për të shlyer borxhin e saj në kolegj dhe për të blerë një shtëpi. Ndërkaq, bileta fituese me vlerë 1.22 miliardë dollarë është shitur në SHBA, si xhekpoti i pestë më i madh në histori, njoftoi organizatori i lotarisë Mega Millions.
Prej tre muajsh askush nuk ka nxjerrë kombinimin fitues të kësaj shorti. Bileta u shit në shtetin e Kalifornisë, sipas organizatorit Mega Millions, i cili shpalli gjashtë numra fitues mbrëmë: 3, 7, 37, 49, 55 dhe 6. Identiteti i fituesit nuk është bërë i ditur. Është gjithashtu e paqartë nëse ai e di se ka biletën fituese të xhekpotit dhe do të marrë çmimin e tij. Bileta e lotarisë është blerë në një pikë karburanti në Cottonwood, rreth 200 kilometra në veri të qytetit të Sacramento.