Që prej datës 25 tetor kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Akrepit, një ndër shenjat më interesante, por edhe të vështira të zodiakut. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë emocionalë, kërkues, ekspresivë dhe në të njëjtën kohë posesivë. Me ta funksionon rregulli “Çfarë është e imja mbetet gjithmonë e imja” dhe nuk mund të depërtosh përtej kufijve që vendosin me shumë përpikëri.
Një mama e shenjës së Akrepit dhuron dashuri pa kushte. Ajo krijon një ambient të lumtur dhe të shëndetshëm për të gjithë familjen e saj. Nëna Akrep do të bëjë gjithçka që duhet për të rritur fëmijët në mënyrën e duhur dhe për t’i përgatitur për jetën. Ndonjëherë, mund të tregohen më këmbëngulëse seç duhet duke harruar se fëmijët mund të ndërmarrin hapa të paplanifikuar.
Rritja me një nënë të kësaj shenje mund të jetë magjike, frymëzuese, por të mos harrojmë se Akrepët janë edhe posesivë. Në këtë rast posesiviteti manifestohet si një dëshirë e madhe për t’i mbrojtur fëmijët nga çdo rrezik i mundshëm duke ndikuar në krijimin e pavarësisë së tyre. Përputhja më e mirë është me shenjën e Peshqve ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Ujor.
Ndërkaq, katër shenja të zodiakut e kanë ndier prej kohësh se diçka nuk është në ekuilibër me to, por duke filluar nga 6 tetori 2025, kur Merkuri hyn në Akrep, gjithçka fillon të marrë kuptim Merkuri, planeti që sundon komunikimin dhe proceset mendore, ka qenë në Peshore që nga 18 shtatori. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur tendencën të ruajmë paqen dhe harmoninë në marrëdhënie, duke shmangur konfliktet. Tani, me hyrjen e tij në Akrep, fillon periudha e zbulimeve, thellësisë dhe transformimit. Njihuni me shenjat e zodiakut që do të preken nga këto ndryshime: