Lifestyle Love & Sex

Nëse bëni këto gabime në takimin tuaj të parë sapo “shkatërruat” gjithçka!

Pavarësisht moshës dhe eksperiencave, në takimin e parë gjithmonë do jetë ajo fija e dyshimit nëse personi përball jush do ju pëlqejë apo do të shfaqë më tej interes, etj. Nëse ka shumë mënyra sesi të lini përshtypje të mira në takimin e parë, ekzistojnë dhe disa gabime që mund të bëjnë që takimi të jetë i pari dhe i fundit. 

Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale apo mes miqsh të përbashkët, në takimin e parë nuk mund të heshtni. Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët. Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë. Fshijeni emrin e tij/të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni ‘’Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo’’.

Fikni telefonin, ose ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë. E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë. Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës. Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.