Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Gjatë emisionit Kiara dhe Kejsi folën për miqësitë brenda BB, ku kjo e fundit u nis nga miqësia e vjetshme e babait të saj me Ilir Shaqirin.
Si mendoni a ekziston miqësia brenda shtëpisë së Big Brother?
Që nga data 24 dhjetor unë kam krijuar shumë raporte brenda shtëpisë së BB, por vetëm me disa perona kam ndjerë rehatinë. Një nga ata persona është Maestro dhe Efi. Kohët e fundit ka qenë edhe Bona por atë e shoh më shumë si nënën time.
A mendon që dhe jashtë do e keni atë shoqëri?
Atë po mendoja dje meqë jam edhe në nominim. Po mendoja nëse dal jashtë do të pi direkt një kafe me Efin se më ka marrë shumë malli.