Ka nisur zyrtarisht sezoni i shtatë i emisionit “Për’Puthen” në ekranin e Top Channel. Pas prezantimit të konkurrentes së parë Stelina, ishhte radha e Pranverës. Me origjinë nga Laçi, konkurrentja zbuloi më shumë detaje rreth vetes në klipin prezantues dhe u shpreh se kërkon që në këtë format të gjej dashurinë.
Dashuria për muaj është parasja hyjnore në Tokë.
Ajo është 26 vjeçe dhe vjen nga një lidhje e gjatë, të cilës i ka dhënë fund pak muaj më parë.
Konkurrentja është shprehur se është femër dominante dhe me burrëri femërore, që e përkufizoi këtë si “besnikëri ndaj partnerit”.
“Jam dominante, karakterizohem nga burrnia femërore, që domethënë që mashkullin nuk e pret në besë, nuk e tradhton. Jo në aspektin fizik. Nëse këta të 12 janë burra do ta shohim. Dhe nëse dikush është burrë, më nxjerr anën time të butë”, tha 26-vjeçarja.