Aktualitet Politikë

Nesër miratohen për Shqipërinë fondet europiane nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi

Komisionerja për zgjerimin Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që “prekin” fondet e parafinancimit.

BE sot miratoi fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një mbledhje të parashikuar për nesër, e njëjta gjë do të bëhet edhe me Shqipërinë.

Shqipëria, sipas deklaratës së Ursula Von Der Leyen në Tiranë në tetor të vitit të kaluar, do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së.

LEXO EDHE: Spiropali në Parlamentin holandez: Jeni mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë! Synojmë mbylljen e negociatave teknike brenda 2027

Ky fond do të shërbejë për çuarjen përpara të reformave dhe financimin e fushave të ndryshme që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe afrimin e mëtejshëm të vendit me BE-në.