Bota

Nesër diskutimi për BREXIT, eurozonën, negociatat Shqipëri-Maqedoni

Këshilli i Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutojë në mbledhjen e nesërme mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Përfundimet e kësaj mbledhjeje mund të mbështeten ose jo në mbledhjen e liderëve të BE-së në datën 28 dhe 29 qershor. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e BREXIT-it dhe ajo e eurozonës.