Turqia zhvillon nesër zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe për Parlamentin e ri të vendit. Ekspertët i cilësojnë të lëkundura këtë radhë pozitat e Erdoganit. Sondazhet tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë. Nëse fiton, Erdogani të gjithë pushtetit e Kryeministrit do t’ia transferoje presidentit, pra vetes. Nëse humbet, mund të përballet me gjyqin për korrupsion ose të detyrohet të dalë në pension të parakohshëm.