Do të parandalojmë Iranin nga marrja e armëve bërthamore: ne nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër nga ky premtim, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
”Pa ne, Irani do të kishte pasur armë bërthamore dhjetë vjet më parë”, shtoi ai.
Irani nuk është larg nga posedimi i një bombe atomike, paralajmëroi disa ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë dyshuar prej kohësh se Irani dëshiron të marrë armë bërthamore.
Teherani i hedh poshtë këto akuza dhe mbron të drejtën e energjisë bërthamore për qëllime civile, veçanërisht për energjinë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të sigurohet që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, ndërsa republika Islamike vazhdon të pretendojë se program i saj atomik ka vetëm qëllime civile dhe kërkon një marrëveshje që të çojë në heqjen e sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij.
Sipas ekspertëve, Irani mund të pasurojë uranium të mjaftueshëm për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe për disa bomba brenda një muaji.