Bota

Alarm nga Irani! Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike paralajmëron botën: Janë afër krijimit të një bombe atomike

Irani nuk është larg krijimit të një bombe atomike, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, disa orë para se të vizitës së tij në Teheran.
“Është si një enigmë, ne i kemi pjesët dhe ata një ditë më në fund do mund t’i bashkojnë. Ata kanë ende rrugë për të bërë para se të arrijnë atje. Por ata nuk janë larg, ne duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.

LEXO EDHE: Bisedimet SHBA-Iran/ Hyn në lojë Italia, Roma ndërmjetëse! Trump kërcënon me sulme!!

“Nuk mjafton t’i thuash komunitetit ndërkombëtar se nuk ke armë bërthamore që ata t’ju besojnë. Ne duhet të jemi në gjendje ta verifikojmë atë”, shtoi ai.

Grossi mbërriti në Teheran pasditen e sotme, ku do të zhvillojë bisedime me lidershipin iranian për programin bërthamor të Iranit. Sipas agjencisë Isna, sonte ai do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe nesër me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

LEXO EDHE: Detaje nga bisedimet SHBA-Iran për programin bërthamor të Teheranit! Dy vendet pajtohen për t’u takuar sërish

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të sigurohet që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, ndërsa republika Islamike vazhdon të pretendojë se program i saj atomik ka vetëm qëllime civile dhe kërkon një marrëveshje që të çojë në heqjen e sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij.

Sipas ekspertëve, Irani mund të pasurojë uranium të mjaftueshëm për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe për disa bomba brenda një muaji.