Nga 1 shtatori, panairet tregtare do të lejohen të hapen përsëri në Itali ku dekreti qeveritar autorizon anijet të rinisin lundrimin nga 15 shtatori, por me rregulla të rrepta të higjienës për t’u respektuar në bord. Tre miliardë euro të tjera u vënë në dispozicion për turizmin dhe kulturën në vendin fqinj. Kryeministri kishte dhe një mesazh. “I kuptoj të rinjtë që dëshirojnë të kthehen në jetën e natës, por njeriu duhet të sillet me përgjegjësi. Shëndeti i të dashurve tuaj është në rrezik”, – theksoi Giuseppe Conte.