Health & Beauty Vitality Vibes | News

Nga klinikë në spital ditor “Brianza Dent” revolucion në kirurgjinë dentare! Prof. Dr. Luan Mavriqi: Sedacioni…

I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin këtë javë ka qenë Prof. Dr. Luan Mavriqi, kirurg oral. Në këtë intervistë në radio, fokusi ka qenë “Brianza Dent” me teknologjitë e saj më inovative, shërbimin unik dhe përkushtimin e stafit sa i përket kujdesit oral për çdo pacient.

Tashmë “Brianza Dent” nuk është thjesht një klinikë pasi është transformuar në një spital ditor dhe në lidhje me këtë kirurgu u shpreh:

Kalimi nga klinikë dentare në spital ditor është më tepër një përmirësim (upgrade), ne kemi të gjitha shërbimet e dentistrisë si në klinikat e zakonshme dentare ku bëjnë pjesë të gjitha shërbimet estetike, portetike apo terapeutike, por kalimi në spital ditor është një rritje në gamën e shërbimeve që ofrohen dhe në sigurinë për këto shërbime. Kjo veçanërisht është e vlefshme më shumë për fushën e kirurgjisë. 

Diferenca e kalimit në spital ditor qëndron në faktin se këtu tashmë stafit dentar ku përfshihen mjekë dentistë dhe asistentë tani është detyrim që t’i shtohen dhe mjekët anestezistë dhe infermierët. I gjithë stafi kirurgjikal, tashmë ne kemi një shërbim multidisiplinar në këtë spital, në mënyrë që pacienti të jetë i kontrolluar dhe i monitoruar përveç fushës dhe shërbimit dentar edhe për gjendjen e përgjithshme shëndetësore para, gjatë dhe pas kirurgjisë. Qëllimi ynë është komforti që pacienti ndien kur largohet nga spitali dhe ndihet mirë.

Doktori gjithashtu u ndal edhe te sedacioni, duke e shpjeguar në mënyrë të detajuar dhe duke theksuar se:

Sedacioni është një element shumë i rëndësishëm në kirurgji, i cili ka dy të mira. E para relaksimi i pacientit një element ky jashtëzakonisht i rëndësishëm në rastet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe po ashtu sedacioni na bën të mundur që ne ti japim pacientit edhe mjekimet gjatë kësaj faze që mund të jenë analgjezikët, antibiotiko-terapia. Këto bëjnë të mundur që shërimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas.