Sport

Nga Kosova te Shqipëria, kush është fantazisti i Moldes që u ftua për herë të parë nga kuqezinjtë!

Mesfushori me tipare sulmuese, Blerton Isufi, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh, duke lënë pas mundësinë për të luajtur me Kosovën. 20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi me Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro. I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë shqiptare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e moshave të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Isufi ndjek kështu rrugën e Etnik Brrutit, i cili ishte ishte kapiten i Kosovës U-21 dhe zgjodhi Shqipërinë, duke hapur polemika të mëdha me zgjedhjen e tij.