Sport

Nga Partizani përfundoi në burg për dhunë, sulmuesi ndryshon sërish ekip!

Theofilus Solomon është zyrtarisht lojtar i Lirisë së Prizrenit. Klubi i Ligës së Parë në Kosovë e prezantoi sot, siç edhe pritej.

Solomon është një emër i njohur për futbollin, por edhe drejtësinë shqiptare. Kjo pasi në janarin e vitit 2021 mbyllte bashkëpunimin me Partizanin, dhe vetëm disa ditë më vonë arrestohej për dhunë ndaj partneres.

Nga vera e vitit 2021, eksperiencat e tij janë regjistruar vetëm në Kosovë. Kështu ka luajtur për Ballkanin, Gjilanin, Dukagjinin dhe Vushtrinë. Tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë aventura me Lirinë, që shfaq pretendime.

LEXO EDHE: Nuk do ta besoni, por Ernest Muçi ka barazuar rekordin e Mbappe dhe Phil Foden

29-vjeçari nga Nigeria numëronte 12 gola në 48 paraqitjet e tij me Partizanin. Kontributi i tij ishte për një sezon e gjysmë.

LEXO EDHE: Historia e Granit Xhakës! Nga rritja mes të droguarve tek e ardhmja si trajner, vetë ai zbulon që ka marrë edhe…