Live From Tirana

Ngjarja makabre në Fier, Neda Balluku: Edhe vajza vetë është viktimë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Neda Balluku. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët, por dhe mbi situatat e fundit aktuale në vend…

Cili detaj nga ngjarja horror në Fier, ku vajza dhe nëna e saj, vrasin në mënyrë makabre kryefamiljarin, si për shembull t’i dëmtosh organin gjenital figurës atërore?

Unë nuk jam eksperte sociologjie, por me aq kulturë sa kam, me aq sa kam lexuar dhe me aq sa jam unë e informuar, kuptoj që tendenca e një viktime post ngjarjes, për të shkatërruar organin gjenital, kryesisht ka treguar që vjen nga një abuzim i vjetër seksual. Mua më dhemb fakti që një vajzë arrin të ketë nevojën për të mos patur figurën e babait në jetën e saj, i cili sipas çdo libri dhe sipas çdo historie, është figura që të mbron dhe të shtyn e të nxit që ti të zhvillohesh në jetë. Kurse nëna është fihura që të merr, kujdeset, të plotëson e të mbron dhe të mban të sigurt. Çfarë e shtyn një vajzë që të vrasë babain e saj? Është e tmerrshme. Për ne që kemi pasur në jetën tonë baballarë që kanë qenë të mirë, që na kanë ndihmuar, na kanë rritur me 100 sakrifica, është një gjë që ne nuk e konceptojmë dot. Për t’u futur tek psikika e një vajze e cila ka nevojë të marrë fatin e vet në dorë, të mos e ketë më figurën e babait. Për mua është viktimë dhe ajo që ka bërë aktin e vrasjes, e cila patjetër është e dënueshme. Në mënyrë absolute as krimi, as dhuna nuk është e justifikueshme.