Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Vlorë, vetëvritet 13-vjeçari

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Vlorë ku një i mitur është vetëvrarë më armë zjarri. Ngjarja e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale ndodhi në fshatin Fitore. Viktima është një 13 vjeçar. Policia sqaron se , “në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me një Pistoletë tip TT”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.