Reperja e famshme Nicki Minaj mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty.
Spekulimet nisën nga një video të postuar nga artistja në rrjetet sociale ku shfaqet Petty teksa përkëdhel me shumë dashuri dhe kujdes barkun e saj.
37-vjeçarja dhe 41-vjeçari gjendeshin në një avion duke qëndruar pranë njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi për në Trinidad.
Minaj e nisi viden duke e fokosuar tek barku i saj ndërkohë që Kenneth po e përkëdhelte. Pas postimit të videos fansat e reperes e kanë regjistruar e më pas e kanë shpërndarë në të gjitha platformat sociale duke theksuar se ylli i muzikës është në pritje të ëmbël.
Dyshja ende nuk kanë reaguar kundrejt këtyre aludimeve duke shtuar edhe më tepër dyshimet e fansave.