Showbiz

Nicole Scherzinger ndez thashethemet për rikthimin e The Pussycat Dolls?

Nicole Scherzinger ka ngritur dyshimet për një ribashkim të grupit legjendar “The Pussycat Dolls”, pasi u shfaq në një set fotografik me një varëse ari ku shkruhej emri i grupit.

Këngëtarja 47-vjeçare u duk në super formë me një veshje bardhë e zi të kombinuar me pantallona dhe çizme lëkure, duke rikujtuar stilin provokues burlesk që e bëri grupin të famshëm.

The Pussycat Dolls” u shpërbënë në vitin 2010 pas suksesit të dy albumeve, ndërsa një ribashkim i planifikuar në vitin 2020 dështoi për shkak të pandemisë.

Megjithatë, pavarësisht mosmarrëveshjeve ligjore me themeluesen Robin Antin, Scherzinger nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në skenë.


Ndërkohë, këngëtarja ka pasur një vit të suksesshëm edhe në aktrim: ajo fitoi çmimin prestigjioz Olivier për rolin e Norma Desmond në “Sunset Boulevard” dhe aktualisht është duke debutuar me të njëjtin rol në Broadway, të cilin e cilëson si një ëndërr të realizuar.

Scherzinger ka konfirmuar gjithashtu se është duke punuar për projekte të reja muzikore, duke lënë të hapur shpresën që fansat së shpejti të dëgjojnë jo vetëm këngë solo, por edhe rikthimin e një prej grupeve më të suksesshme të vajzave në botë.