Nicole Scherzinger ka tërhequr gjithë vëmendjen në TikTok, teksa ka shfaqur unazën e saj mahnitëse të fejesës, me vlerë rreth 250 mijë paund, gjatë një pushimi luksoz në Maldive.
Këngëtarja e Pussycat Dolls, 47 vjeç, e fejuar që prej qershorit 2023 me ish-rugbiistin Thom Evans, 40 vjeç, u shfaq në një video provokuese në plazh, e veshur me një rroba banje leopard me prerje të guximshme.
Ajo valëviti dorën drejt kamerës për të nxjerrë në pah unazën gjigante me diamant, ndërsa më pas pamja zmadhohej duke treguar linjat e saj perfekte.
Nicole e shoqëroi videon me mbishkrimin humoristik: “Jo dora e ngrirë”.
Sipas Neil Dutta, drejtor i kompanisë së bizhuterive Angelic Diamonds, unaza është me diamant oval rreth 5 karatësh, e vendosur në një unazë të hollë platini, me prerje dhe shkëlqim të nivelit të lartë, çka e çon vlerën e saj në rreth 250 mijë paund.
Nicole dhe Thom po shijojnë pushimet romantike në resortin ultra-luksoz One&Only Reethi Rah, ku vilat nisin nga 2,700 paund nata.
Udhëtimi vjen pas performancës së saj madhështore për Vitin e Ri në “Believe Ball” të resortit.
Së fundmi, çifti ka bërë edhe shaka me pyetjet e vazhdueshme për dasmën, duke lënë të kuptohet se martesa do të vijë pasi Nicole të përfundojë angazhimin e saj në musical-in “Sunset Boulevard” në Broadway në vitin 2025.