Nicole Scherzinger, 47 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një video nga plazhi, ku shfaqet në bikini blu duke theksuar linjat e saj në super formë.
Me flokët e lëshuar dhe syze dielli elegante, këngëtarja pozon buzë detit, ndërsa në përshkrim shpreh me humor:
Jam duke menduar shumë për diçka të thjeshtë.
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi ajo është përfshirë në polemika pas një koncerti në Royal Albert Hall, ku disa fansa u ankuan se Nicole ishte ngjitur në skenë me rreth një orë vonesë dhe kishte kënduar vetëm disa këngë, sipas DailyMail.
Disa prej të pranishmëve u larguan të zhgënjyer, duke thënë se shfaqja nuk përputhej me pritshmëritë e tyre për çmimin e biletës.
Në një intervistë, Nicole ka sqaruar se nuk ishte e vetëdijshme për kohën e pritjes së publikut.
Isha e shkatërruar kur e mësova
-është shprehur ajo, duke shtuar se kishte menduar se shfaqja do të niste më vonë.
Ajo falënderoi fansat që qëndruan deri në fund dhe u bashkuan në kërcim gjatë performancës.
Megjithë kritikat në rrjete sociale, shumë të pranishëm në sallë e kanë mbrojtur artisten, duke e cilësuar performancën e saj “fantastike” dhe duke sugjeruar se vonesa mund të ketë qenë e lidhur me xhirimet ose organizimin teknik të eventit.