Më shumë se një dekadë pasi u largua nga “The Vampire Diaries”, Nina Dobrev ka zbuluar se pabarazia në paga me kolegët e saj ishte një nga arsyet kryesore pse vendosi t’i jepte fund rrugëtimit në serialin e famshëm.
36-vjeçarja, e cila luajti rolin e Elena Gilbert dhe herë pas here edhe të Katherine Pierce, rrëfeu në librin e saj të sapobotuar “Was Feeling Epic: An Oral History of The Vampire Diaries” se diferencat në pagesë ishin të dukshme që nga episodi pilot.
Së bashku me Candice King dhe Kat Graham ishim tre aktoret më pak të paguara të kastit për dy sezonet e para
-shkruan Dobrev.
Kontrata ime përfshinte vetëm rolin e Elenës, por unë po luaja disa personazhe njëkohësisht, gjë që dyfishonte orët e punës dhe ngarkesën.”
Aktorja shtoi se, pavarësisht rritjes së pagës së saj me kalimin e kohës, ajo kurrë nuk arriti nivelin e barabartë me Paul Wesley dhe Ian Somerhalder.
Madje, sipas bashkëkrijueses Julie Plec, shkrimtarëve iu kërkua të kufizonin skenat e Katherine për të mos i rritur më tej pagesën Dobrev.
Punonim deri në 18 orë në ditë dhe unë i jepja gjithçka këtij seriali – gjakun, djersën dhe lotët e mi
-tha aktorja, duke theksuar se ndjehej e nënvlerësuar.
Pikërisht kjo situatë e shtyu atë të largohej pas sezonit të gjashtë, edhe pse u rikthye për finalen e serialit në vitin 2017. Edhe në atë rast, Dobrev kërkoi pagesë të barabartë me bashkë-aktorët meshkuj, duke e cilësuar këtë si një çështje parimore dhe jo thjesht financiare.