Pas kthimit nga Brukseli, Kryeministri Rama ishte sot në Tepelenë ku mori pjesë në nisjen e punimeve për Bypass-in. Rama tha se bëhet fjalë për një prej dhjetra projekteve me rëndësi strategjike të infrastrukturës që sapo kanë nisur apo do të fillojnë të zbatohen në Shqipëri në muajt në vijim. “Sot jemi në kushtet ku projekti është realizuar dhe praktikisht, vrima e zezë ku shkarkohen gjithë flukset nga Levani në Tepelenë e pastaj Gjirokastër dhe Kakavijë, pa asnjë standard që ngadalëson qarkullimin dhe është vazhdimisht e rrezikshme do të eleminohet”, – tha Rama. Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se së shpejti vjen dhe zgjidhja për Bypass-et e Fierit e të Vlorës, për të cilët është rimodeluar skema e financimit.