Aktualitet Politikë

Nis të marrë formë automotoparku që po ndërtohet në Elbasan, Rama: Formula 1, ‘qershia mbi tortë’ e Shqipërisë 2030!

Automotoparku, kompleksi sportiv ndërkombëtar që po ndërtohet në Elbasan, ka nisur të marrë formë.

Pamjet i publikoi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i cili shkruajti se ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e auto-motorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë.

LEXO EDHE: Pemë të rrëzuara e vonesa në fluturime ndër pasojat e motit të keq në vend!(Video)

Këto transformime prekin që nga Qendra Kombëtare për Sigurinë Rrugore deri tek Formula 1, që kryeministri Rama e quan “qershia mbi tortë e Shqipërisë 2030”.

Postimi i plotë:

Po merr formë hap pas hapi Automotoparku në Elbasan, kompleksi sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM

LEXO EDHE: Shirat e dendur në Durrës, bashkia: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e automotorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të Shqipërisë, që nga Qendra Kombëtare për Sigurinë Rrugore deri tek Formula 1 si qershia mbi tortë e Shqipërisë 2030.