Film & Tv

Nisin xhirimet e sezonit të tretë të serialit “Euphoria”, çfarë mund të presim?!

HBO njoftoi së fundmi në faqen zyrtare në Instagram se ka filluar realizimi i sezonit të tretë të serialit të famshëm, “Euphoria”. Edhe pse sezoni i tretë i serialit u konfirmua në shkurt 2022, episodet e reja nuk do të publikohen deri në fund të vitit 2025 ose 2026. Xhirimet fillimisht ishin planifikuar të fillonin në gjysmën e parë të vitit 2024, por xhirimet filluan disa ditë më parë. Zendaya, e cila luan rolin kryesor, tha se do të dëshironte që seriali të kishte një fund të lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by euphoria (@euphoria)

Colman Domingo tregon se xhirimet do të zgjasin shumë, sepse ka shumë skena të shkurtra dhe se krijuesi i serialit Sam Levinson është shumë i përpiktë, kështu që pritja do t’ia vlejë. Kostumografia e serialit Heidi Bivens tha se sezoni i tretë do të zhvillohet “rreth pesë vjet në të ardhmen” kur të gjithë personazhet të kenë mbaruar shkollën e mesme. Storm Reid, e cila luan motrën e Rue, Gia Bennett, tha se donte që sezoni i tretë të kishte pak më shumë shpresë dhe lumturi.

Përveç Zendaya, Storm Reid dhe Colman Domingo, fansat mund të presin edhe rikthimin e Hunter Schafer (Jules Vaughn). Gjithashtu ka të ngjarë të kthehen Dominic Fike (Elliot), Eric Dane (Cal Jacobs), ndërsa Jacob Elordi (Nate Jacobs), Sydney Sweeney (Cassie) dhe Maude Apatow (Lexi). Fati i personazhit Fez aktualisht nuk dihet, pasi Angus Cloud, i cili luajti rolin, u nda nga jeta papritur në gusht 2023. Megjithatë, HBO nuk ka njoftuar ende një datë premierë për sezonin e tretë.