Showbiz

Një album vetëm me bashkëpunime, Ed Sheeran zbulon detaje rreth tij

“No.6 Collaborations Project” quhet albumi më i ri i Ed Sheeran për të cilën ai zbuloi detaje gjatë një interviste radiofonike për “Charlamagne The God”.

Këngëtari britanik rrëfeu se ky album kryesohet nga bashkëpunimet muzikore me artistë të ndryshëm të industrisë si Justin Bieber, Chance The Raper, Bruno Mars dhe shumë të tjerë që do të mbeten surprizë.

Sheeran tregoi se një projekt muzikor mes tij dhe Bruno Mars do të pritej shumë mirë nga publiku për këtë arsye e telefonoi dhe ra dakort menjëherë.