Josh Duhamel dhe Audra Mari u kurorëzuan në martesë ditën e shtunë në kishën Olivet Lutheran në Fargo, Dakota e Veriut. Ylli i “Transformers”, 49 vjeç dhe ish-‘Miss World America’, 28 vjeçe, u martuan dhe më pas hipën në një makinë kabrio të kuqe duke shëtitur nëpër qytet për të festuar.

Pas dasmës së tyre intime, të porsamartuarit u ndalën në një bar të quajtur “Duffy’s Tavern” për të shënuar këtë rast me disa pije me miqtë. Lokali postoi fotot e nuses me fustan të bardhë dhe dhëndrit me kostum të zi kombinuar me këmishë të bardhë në faqen e tyre në Facebook.

Chris Litton, pronari i lokalit, tha për mediat e huaja se kur Josh dhe Audra u ndalën me disa miq të tjerë, ndalesa dukej e rastësishme dhe smontane. Dy fotot që taverna shpërndau në faqen e saj tregonin të porsamartuarit duke qëndruar pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur dhe duke konsumuar disa pije për të nisur festën e tyre të martesës. Një foto e dytë tregoi çiftin të ulur në pjesën e pasme të një kabrio të kuqe ndërsa po shkonin për në destinacionin e tyre të ardhshëm.

Aktori i njohur dhe ‘Miss World America 2016’ u deklaruan për herë të parë publikisht si çift në tetor të vitit 2019. Pas gati dy vitesh lidhje, Josh i propozoi në janar të këtij viti në një vend romantik në plazh.
Aktori i njohur ishte i martuar më parë me këngëtaren Fergie. Duhamel dhe Fergie filluan të takoheshin së bashku në vitin 2004 dhe u martuan pesë vite më vonë. Ata kanë një fëmijë, Axl Jack Duhamel, 8 vjeç. Në vitin 2017, çifti njoftoi se nuk ishin më bashkë dhe se kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre 8-vjeçare . Në atë kohë këngëtarja u shpreh se dëshironte ta mbante të fshehtë këtë fakt për shkak të vogëlushit të saj Axl. Fergie tregoi se Josh është dashuria e jetës së saj dhe vendimi për tu ndarë nuk erdhi nga ajo.