Celebrities Showbiz

Aktori i njohur i jep fund beqarisë! Vjen dhe reagimi i Fergie…

Josh Duhamel i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Audra Mari janë fejuar. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur vetë aktori i njohur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkroi.

U krye! Ajo gjeti një mesazh në një shishe që u hodh në breg dhe tha ‘PO’!

 

Në foto, Duhamel mban një shënim të shkruar me dorë, ku thuhet:

Audra Diane Mari do të martohesh me mua?

Dita e fejesës së tyre, 8 janari, përkoi edhe me ditëlindjen e 28-të të Mari. Dyshja janë në një marrëdhënie së bashku që nga viti 2019. Miqtë dhe fansat u treguan të shpejtë që të uronin çiftin me mesazhe të ngrohta dhe të përzemërta. Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Fergie, ish-bashkëshortja e Josh. Ajo shkroi:

Urime!!!

Duhamel dhe Fergie filluan të takoheshin së bashku në vitin 2004 dhe u martuan pesë vite më vonë. Ata kanë një fëmijë, Axl Jack Duhamel, 8 vjeç. Në vitin 2017, çifti njoftoi se nuk ishin më bashkë dhe se kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre 8-vjeçare . Në atë kohë këngëtarja u shpreh se dëshironte ta mbante të fshehtë këtë fakt për shkak të vogëlushit të saj Axl. Fergie tregoi se Josh është dashuria e jetës së saj dhe vendimi për tu ndarë nuk erdhi nga ajo.

Rikujtojmë se, së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja rreth filmit “Shotgun Wedding”. Komedia romantike me protagonistë divën e muzikës pop Jennifer Lopez dhe aktorin Josh Duhamel, do të ketë premierën verën e ardhshme. Filmi është planifikuar të shfaqet më 29 qershor të vitit 2022.

Në “Shotgun Wedding”, Darcy e luajtur nga Lopez dhe Tom nga Duhamel mbledhin familjet e tyre për një martesë. Aktori Armie Hammer ishte planifikuar më parë të luante përkrah këngëtares por u tërhoq nga filmi në janar pas akuzave për abuzim seksual. Pjesë e kastit do të jenë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.