Showbiz

Një ofertë miliona dollarëshe, Dukesha e Sussex do i rikthehet aktrimit?!

E shkurara e saj si aktore po e përndjek sërish Meghan Markle e cila tashmë ka një jetë të re dhe një titull të ri në oborrin mbretëror.

Së fundmi në median britanike po qarkullon lajmi se Dukeshës së Sussex-it i është bërë një ofertë e parezistueshme për t’iu rikthyer aktrimit.

Duket se “NBC Universal” janë gati t’i ofrojnë asaj miliona dollarë që Meghan t’i rikthehet aktrimit dhe serialit që e bëri atë të famshme “Suit”.

Paratë sigurisht do të shkonin për shoqatat bamirëse megjithatë kjo nuk është në planet e saj. 37-vjeçarja e cila është në pritje të ëmbël dhe do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në pranverë, nuk është gati për këtë hap.

Me siguri edhe rregullat e rrepta të oborrit mbretëror nuk do ta pranonin një gjë të tillë.