Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

“Një prej investimeve më të mëdha, audicionet ishin…”/Si ka qenë për Melsi Qiricin të punonte për Big Brother-in e parë në Shqipëri?!

E ftuar në emisionin “Back to the Beginning” këtë javë ka qenë Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kukullave, Melsi Qirici. Një figurë e njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës ka rrëfyer gjithçka rreth karrierës së saj ndër vite, punës së palodhur dhe kujtimeve të bukura…

Si u gjend Melsi në Big Brother? Cili ka qenë roli i saj dhe si bëhej përzgjedhja e personazheve?

Big Brother ishte dhe do të mbetet një prej investimeve më të mëdha që është bërë ndonjëherë në televizionet shqiptare. Të bësh ‘Big Brother’ është si të bësh çdo javë nga një film, tani bëhet dy herë në javë pra dy filma në javë. Është programi më ezaurues dhe më i lodhshëm për ata që janë pjesë e procesit të punës, por është programi më i bukur sepse ti ndihesh si Zot ngaqë ti arrin të mendosh se si do të veprojnë disa njerëz nën urdhrat e tua. 

Koha ka treguar që është një program që do të ndiqet gjithmonë. Të gjithë kanë qejf që të shikojnë të tjerët se çfarë bëjnë dhe të marrin vesh ‘gossip’ mbi jetën e të tjerëve. Big-u ishte një nga projektet e radhës të Top Channel-it dhe në atë kohë kur u bë ishte një investim i jashtëzakonshëm. Më i madhi financiarisht që është bërë ndonjëherë dhe për nga ana e burimeve njerëzore. Duhet bërë një trajnim i caktuar, erdhi një ekip i huaj. U ble patenta. 

Melsi tregoi gjithashtu se:

Kam qenë që në Big Brother 1, fartëkeqësia ishte se unë nuk e ndoqa dot procesin e ‘Big 1’ sepse në atë kohë kam qenë shtatëzanë me vajzën dhe ndoqa vetëm audicionet por në fakt ndoqa pjesën më të bukur. Në audicionet e Big Brother-it të parë ka pasur aq shumë prurje nga e gjithë Shqipëria sa që nga një panel që ishim ne i njerëzve që do përzgjidhnim janë bërë shtatë panele paralele në zyrat e Piramidës. Të gjithë personazhet e kohës dhe gazetarët më të mirë që punonin atëherë në televizion ishin në krye të çdo paneli, përfshirë këtu regjisorë, autorë, prezantues sepse ishte e pamenaxhueshme turma. 

Audicionet fillonin në orën nëntë dhe mbaronin në njëmbëdhjetë të natës. Njerëzit prisnin me orë të tëra për intervistën e tyre që mund të zgjaste pesë minuta apo një orë.