Gossip Live From Tirana

Një reality show bashkë me mamin dhe Valbonën?! Laert Vasili: Nuk ndaja shtratin me të, por…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…

A do të doje të ishe pjesë e një reality show, ku do të ishe ti, mamaja jote dhe Valbona Mhilli?

Unë mund të bëj gjithçka, por jo ato që nuk realizohen. Është e parealizushme. Se kur nuk ke komunikim, si do realizosh një bashkëprodhim?

Çfarë ka ndodhur mes teje dhe Valbonës?

Hë, pra çfarë ka ndodhur? Nuk e di!

Fansat e tu thanë që ti i kishe bërë ‘follow’ Valbonës, ajo nuk ta ktheu dhe ti pas disa ditësh i bëre ‘unfollow’… Çfarë ka Bona me ty?

Kam përshtypjen që asgjë. 

Ka ndierë ajo ndonjëherë për ty?

Mendoj se po.

Po ti për të?

Unë jam Laerti… 

Ke pasur tërheqje seksuale ndaj saj?

Duhet të kalojë ora 12 e natës që të flasim për seksualitetin. Është shumë herët tani. 

Ti seksin e ke vetëm pas orës 9 të darkës? Nuk e bën kurrë paradite?

Varet nga rrethanat, se sa të frymëzon ajo që ke përballë. 

Bona të frymëzonte?

Unë nuk ndaja shtratin me të.