Bota Botë e Çuditshme

Një shishe verë e vitit 1945 shitet për një çmim rekord!

Një shishe verë nga viti 1945 u bë shishja më e shtrenjtë e pijes e shitur ndonjëherë në ankand, kur arriti një çmim prej 812,500 dollarësh. Shtëpia e ankandeve Acker tha se shishja 750 ml e Domaine de la Romanée-Conti të vitit 1945, e marrë fillimisht nga bodrumi personal i verës së Robert Drouhin, arriti çmimin rekord në ankandin e saj La Paulée gjatë fundjavës. Shishja e mëparshme më e shtrenjtë e verës e shitur në ankand u vendos në 558,000 dollarë në vitin 2018.

“Romanée-Conti e vitit 1945 përfaqëson verën e fundit të prodhuar para se Domaine de la Romanée-Conti të mbillte hardhitë e saj më të vjetra, rrush që i kishin mbijetuar dy Luftërave Botërore dhe gati një shekulli historie të Burgundy-t”, tha shtëpia e ankandeve në një njoftim për shtyp.

“Me prodhimin jashtëzakonisht të kufizuar, shishet që kanë mbijetuar janë konsideruar prej kohësh si kulmi i koleksionimit të verës”, u tha ndër tjera. Kryetari i Acker, John Kapon, tha se vera ia vlen për çmimin që ka. “Kam pasur privilegjin ta provoj Romanée-Conti të vitit 1945 vetëm tre herë në jetën time dhe është vera më e mirë që kam provuar ndonjëherë”, shtoi ai.