Një shqiptar është mes dy viktimave të ciklonit “Janos” në Greqi, ndërsa një grua ende rezulton e zhdukur. Pas disa orë kërkimesh u gjet trupi i pajetë i 63-vjeçarit, i cili punonte si fermer. Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm në ishujt e Jonit mbollën shkatërrim, duke lënë pas rrugë të bllokuara nga pemë e shtylla të rrëzuara, përmbytje, anije turistike të fundosura, si dhe ndërprerje të shumta të energjisë. Itaka rezulton ishulli më i goditur nga stuhia që gjunjëzoi një pjesë të Greqisë.