Një studim i ri nga “University College London” dhe “University of the Republic” ka treguar se një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës shoqërohet me një volum më të madh të përgjithshëm të trurit, duke dhënë një efekt mbrojtës për shëndetin e tij.
Studiuesit analizuan të dhëna gjenetike dhe rezultate të rezonancës magnetike (MRI) nga mbi 35,000 persona pjesëmarrës në programin “UK Biobank”.
Ata zbuluan se truri i atyre që flenë rregullisht një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës, mund të jetë deri në gjashtë vjet më i ri krahasuar me ata që nuk bëjnë gjumë ditën.
Ekspertët theksojnë se përfitimet më të mëdha vijnë kur gjumi i shkurtër zgjat rreth 20-30 minuta. Kjo kohë mjafton për të rifreskuar kujtesën dhe për të përmirësuar funksionet njohëse, pa shkaktuar përgjumje të tepërt apo të prishë gjumin e natës.
Këto zbulime shtojnë provat që gjumi i shkurtër i planifikuar mund të jetë një zakon i dobishëm për mirëqenien mendore dhe ruajtjen e shëndetit të trurit.