Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s dhe hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s e kryesisht përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forces 2-4 ballë. Temperaturat variojnë 3-20 gradë Celsius.