Aktualitet

Një tjetër humbje jete nga Koronavirusi në Shqipëri, në total 129 viktima

Pasdite pritet bilanci i ri sa i përket situatës së koronavirusit në vend, paraprakisht mësohet për një tjetër viktimë që humbi betejën me sëmundjen dhe ndërroi jetë te Infektivi. Eshtë fjala për një 74-vjeçar nga Kruja, prej 10 ditësh në terapi intensive, që gjithashtu vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Tashmë, shkon në 129 numri i viktimave të COVID-19/ës në Shqipëri, 6 prej tyre në orët e fundit.