Tech Top Tech - News

“Një varëse që mund të regjistrojë bisedat tuaja, si një mikrofon…”/Çfarë po kurdis Meta me Limitless?!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Meta bleu një startup të quajtur Limitless, dhe tani po shikon për ta futur në planet e tij për të zhvilluar pajisje të reja me AI. Ky startup ka krijuar një varëse që mund të regjistrojë bisedat tuaja, si një mikrofon i vogël që e mban kudo. Po, nëse ke menduar ndonjëherë se do mund të regjistrosh çdo bisedë me një varëse që e mban mbi qafë, Limitless e bën të mundur këtë.

Tani, duket se do i japin fund shitjes së këtyre pajisjeve, por do vazhdojnë t’u ofrojnë mbështetje përdoruesve për një vit. Gjithashtu, ata do të heqin pagesën e abonimeve dhe do t’i kalojnë klientët në një plan të ri, “Unlimited Plan”.

Për më tepër, Meta e ka marrë me seriozitet shtimin e pajisjeve të reja me AI, si ato syzet e famshme me AR, dhe tani Limitless do t’i ndihmojë me këtë vizion të madh. Duket se konkurrenca është rritur shumë në këtë treg, dhe për startupet më të vogla, është më e vështirë të mbijetojnë.

Nëse je një nga përdoruesit e Limitless, mund të eksportosh të dhënat e tua ose t’i fshish ato përfundimisht nga aplikacioni. Të shohim si do ecë kjo për Meta, që tani ka një tjetër projekt për të zhvilluar pajisje të mençura!