Health & Beauty Lifestyle

Një zakon i gabuar, gabimi që jeni duke bërë pas dushit!

Të gjithë e dimë tashmë se flokët e lagur janë delikatë dhe veprimet me to shpesh mund të çojnë në dëmtim të tyre. Por ka edhe një këshillë tjetër që duhet marrë në konsideratë dhe nuk duhet harruar. Çfarëdo që të bësh, flokët nuk duhen krehur ndërsa janë të lagur. Estetistët japin një arsye shumë të thjeshtë për këtë: kur floku është i lagur, është në gjendjen e tij më të dobët. Kjo do të thotë se është më i ndjeshëm ndaj thyerjes.

Nëse i kreh flokët menjëherë sapo ke dalë nga dushi, mundësia më e madhe është që të humbasësh flokë, edhe për faktin që krehri tërheq një sasi të konsiderueshme me vete, aq më tepër kur mbi të ushtron forcë. Përveç kësaj, duke i krehur flokët ende pa u tharë, dëmton çdo fije dhe ndikon gjithashtu që majat të dëmtohen.

Koha më e mirë për krehjen e flokëve është kur ata të jenë plotësisht të thatë. Por nëse e keni më nxitim, sugjerimi i vetëm në këto raste është të përdorësh një krehër me dhëmbëza të gjera që të mos ju irritojë skalpin dhe as të dëmtojë majat. Gjithashtu, sigurohu që krehjen e flokëve ta bësh në drejtimin e duhur dhe ngadalë.

Flokët e thatë, të dëmtuar e të pabindur janë një makth i shumë njerëzve dhe shpesh duke se zgjidhja për to është e pamundur. Rigjenerimi i flokut të dëmtuar është një proces që kërkon kohë dhe kujdes të jashtëzakonshëm përgjatë gjithë kësaj kohe. Megjithatë ekspertët rekomandojnë disa mënyra për të shpëtuar nga ky problem të cilat nisin nga produktet natyrale.

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të aplikoni (dhe ta riaplikoni) kremin kundër diellit gjatë ditëve të nxehta dhe të gjata të verës për të parandaluar dëmtimin e lëkurës. Por a e dini se dielli mund të dëmtojë edhe flokët tuaj? Nëse flokët tuaj janë ekspozuar për një kohë të gjatë në diell, rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë mbulesën e jashtme të fijes së flokëve, të quajtur kutikula, thotë dermatologia Wilma Bergfeld, MD.