Ka ndodhur ndoshta edhe ty, sapo futesh në dush, mendja të fluturon. Një ide gjeniale, një zgjidhje që nuk e mendoje dot gjithë ditën, një frymëzim që të kap pa paralajmërim. E çuditshme? Në fakt, jo. Ky është një fenomen i njohur si “mendja e dytë” ose “Default Mode Network”, dhe dushi është mjedisi ideal për të aktivizuar këtë gjendje.
Kur jemi në dush, trupi është i angazhuar me një aktivitet të thjeshtë dhe automatik, gjë që i jep trurit hapësirë për të udhëtuar lirshëm. Shkenca ka zbuluar se gjatë këtyre momenteve, truri ndërlidh informacionin e shpërndarë në mënyra të reja, krijon lidhje kreative dhe lejon që zgjidhjet të dalin në sipërfaqe pa presion.

Uji i ngrohtë ndihmon gjithashtu në relaksimin e muskujve dhe uljen e kortizolit, hormonit të stresit. Kjo gjendje e qetë fizike krijon hapësirë për mendime më të thella, introspektive dhe kreative. Në fakt, shumë shkrimtarë, kompozitorë dhe sipërmarrës e kanë pranuar se dushi është “studioja e ideve” për ta.
Ndryshe nga momentet kur përpiqemi me forcë të gjejmë një zgjidhje, dushi ofron një ambient të zhveshur nga shpërqendrimet – pa celular, pa ekran, pa ndërprerje. Pikërisht ky boshllëk është çelësi.
Nëse dëshiron të rrisësh potencialin kreativ të “kohës në dush”, mund të mbash një bllok shënimesh afër për të kapur idetë që lindin, të përdorësh aroma relaksuese si eukalipt apo livando për të stimuluar edhe më shumë qartësinë, dhe mbi të gjitha – të lejojë mendjen të bredhë pa qëllim të menjëhershëm. Pra, herën tjetër që të vijnë ide në dush, mos i injoro. Ato janë dhurata nga “mendja e dytë” që punon në sfond, në mënyrë magjike dhe krejt natyrale.