Live From Tirana

Njerëzit e varfër meritojnë të jenë të varfër? Aulona Musta: Ke të gjithë mundësinë e botës për…

E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që ka bërë herë pas here në rrjete sociale. Gjithashtu së fundmi edhe opinioniste në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

A e beson kur thuhet që njerëzit janë aty ku meritojnë të jenë?

Po, në përgjithësi po. Edhe unë e besoj këtë gjë dhe e them vazhdimisht. Unë nuk mendoj që ai që është i varfër meriton të jetë i varfër. Por mendoj që nëse je i varfër, ti ke gjithë mundësinë e botës për të dalë nga situata në të cilën ti je. Pra nëse ti ankohesh gjithë kohën dhe thua që nuk ke mundësi, shikon Ronaldon dhe Aulonën dhe krijon në mendjen tënde filma se si kanë arritur deri aty, kushedi se çfarë kanë bërë, kushedi me kë kanë miqësi… Sa e harxhon energjinë tënde duke analizuar se si ai u bë i pasur, por për keq, jo duke e marrë si frymëzim, patjetër që në fund të ditës unë do them që ti e meriton të jesh aty ku je.