Instagram po teston një funksion të ri që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shfaqet në “feed”-in e tyre. Opsioni i ri u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që i interesojnë dhe të heqin ato që duan t’i shohin më rrallë. Sipas një postimi të drejtorit të Instagram-it, Adam Mosseri, synimi është t’u ofrohet përdoruesve “më shumë kontroll mbi përvojën e tyre personale” dhe të bëhet “feed”-i më i përshtatshëm.
Kjo risi vjen vetëm disa ditë pasi platforma prezantoi historikun e shikimeve të videove Reels (Watch History). Algoritmi i Instagram-it në masë të madhe përcakton çfarë shohin përdoruesit, ndaj kjo ndryshim do të mundësojë rregullim më të saktë të përmbajtjes sipas interesave të tyre. Kjo mund të çojë në “feed”-e më të personalizuara dhe të zvogëlojë shfaqjen e temave që nuk i interesojnë përdoruesve.
Funksioni aktualisht po testohet për përmbajtjen Reels dhe pritet së shpejti të shtrihet edhe në seksionin Explore. Instagram po shqyrton gjithashtu mundësinë e futjes së një opsioni të ngjashëm për aplikacionin Threads. Për momentin nuk dihet se kush do të ketë qasje në testim, as kur do të bëhet i disponueshëm për një numër më të gjerë përdoruesish. Në pajisjet Android dhe iOS ky funksion ende nuk është aktiv.
Rrjeti social Instagram po i shtrëngon cilësimet në llogaritë e adoleshentëve, për të shtuar kufizime të reja në atë që fëmijët mund të shohin në platformë. Meta prezantoi për herë të parë llogaritë e adoleshentëve për Instagram një vit më parë, kur filloi automatikisht t’i zhvendoste adoleshentët në llogari më “të mbyllura”, të cilat vijnë me cilësime më të rrepta privatësie dhe kontrolle prindërore.
Kompania kohët e fundit prezantoi llogaritë e adoleshentëve në Facebook dhe Messenger dhe ka përdorur mjete të Al për të zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën e tyre. Por tani Meta po bën një hap më tej. Me ndryshimet e fundit, adoleshentët nuk do të jenë më në gjendje të ndjekin ose të shohin përmbajtje nga kushdo që “ndan rregullisht përmbajtje të papërshtatshme për moshën”.