Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e besoj dot që është e imja…”/Aktori i njohur si rrallëherë flet për bashkëshorten e tij, Penélope Cruz!

Aktori spanjoll Javier Bardem ka bërë një nga deklaratat e tij të rralla publike për bashkëshorten, Penélope Cruz, duke e quajtur atë “të bukur” dhe “një njeri të mrekullueshëm”. Në një intervistë për “Variety”, aktori 57-vjeçar tha se ndihet me fat që rrugët e tyre u kryqëzuan në të njëjtën kohë të jetës. “Ajo është një grua për të cilën ndihem i bekuar që pata mundësinë ta kem pranë, në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend në jetë”, u shpreh Bardem.

Aktori theksoi se në një marrëdhënie është e rëndësishme jo vetëm të respektosh dhe mbështesësh partnerin, por edhe ta admirosh atë për atë që është dhe për atë që bën. “Ajo është një grua e jashtëzakonshme, e bukur dhe një njeri i mirë”, tha ai për Cruz. Javier Bardem dhe Penélope Cruz u martuan në korrik të vitit 2010 dhe janë prindër të dy fëmijëve, Leo dhe Luna. Duke folur për mënyrën se si bashkëshortja e tij sillet me familjen dhe njerëzit pranë saj, Bardem tha se gjatë gjithë viteve të lidhjes nuk ka parë “as edhe një grimcë ligësie” tek ajo.

“Ajo është e mrekullueshme me familjen, miqtë, fëmijët tanë, me mua dhe me veten. Kur e shoh në kopertinat e revistave, them me vete: ‘A është vërtet gruaja ime kjo? Zot, seriozisht?’”.