I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë David Dano, i cili së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator. I riu kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike. Si e mori ai guximin për ta bërë këtë gjë dhe a kishte frikë se çfarë mund të ndodhte më pas? Për këto e shumë të tjera flet vetë Davidi…
Nuk pata fare frikë. I di të drejtat e mia në fund të fundit.
U shoqërove në komisariat pas kësaj?
Po. Qëndrova diku tek 10 minuta, ishte procedurë e shpejtë.
Kishe frikë se mos të fusnin në burg?
Jo, nuk më interesonte sepse e dija kapacitetin tim mendor dhe e dija se si mund të shprehesha më vonë. Isha i bundur në veten time. Nuk ka më lart se unë në ato momente, jam unë Zoti dhe asnjë nuk më gjykon.
Të del shpesh në pah ai karakter që shfaqe atë ditë?
Varet nga personat. Jam tip që përshtatem. Nëse kam dikë negativ para, më duhet që t’i jap negativitet. Pozitiviteti dhe negativiteti nuk mund të bëhen bashkë. Nëse kam dikë negativ para, shpërthej.