Në një cep të Iranit veriperëndimor, rreth 60 kilometra nga qyteti i Tabrizit, ndodhet fshati Kandovan, i njohur për vendbanimet tij të gdhendura në shkëmbinj vullkanikë dhe është i vetmi fshat i tillë në botë ku njerëzit ende jetojnë brenda “shpellave”. Ndryshe nga vendbanime të ngjashme si ato në Kapadokia të Turqisë, Kandovani nuk është muze apo atraksion i braktisur.

Rreth 117 familje ende banojnë në këto shtëpi gurësh, që datojnë mbi 700 vjet më parë ndonëse disa arkeologë besojnë se origjina e tyre mund të shkojë deri në 7 mijë vjet. Sipas studiuesve, banorët e parë u strehuan këtu gjatë pushtimit mongol në shekullin XIII, duke e shndërruar më pas strehën në një vendbanim të përhershëm. Këto shtëpi konike, të quajtura “karan”, janë gdhendur me dorë në gurin e butë vullkanik dhe formojnë një peizazh që ngjan me një koshere bletësh.
